Ballina Aktuale Sh.m “Sezai Surroi” mësimin e fillon të hënën më 18 janar

Sh.m “Sezai Surroi” mësimin e fillon të hënën më 18 janar

SHPËRNDAJE

Në bazë të instrukcioneve të marra nga Ministria e Arsimit, drejtoria e shkollës së mesme “Sezai Surroi” ka njoftuar se mësimi do të fillojë të hënën më 18 janar.

Edhe gjysëmvjetorin e dytë shkolla do të fillojë me modelin e kombinuar sikurse ishte përfunduar gjysëmvjetorin e parë

Në njoftimin e shkollës thuhet:


Të dashur nxënës, të nderuar profesorë,
Në bazë të udhëzimeve profesionale, Ministria e Arsimit ka njoftuar se gjysmëvjetori i dytë fillon më 18.01.2021 (e hënë), sipas orarit aktual.
Shkolla jonë fillon me modelin e kombinuar të mësimit, pra grupi i parë i paraleles vijon mësimin në shkollë, ndërsa grupi i dytë përcjell mësimin onlajn.
Ditën e hënë në shkollë vijnë nxënësit e grupit të parë, ndërsa grupi i dytë e mban mësimin në distancë.
Para dite vijnë në shkollë nxënësit e viteve të para dhe të dyta, ndërsa pas dite nxënësit e viteve të treta dhe të katërta.
Përgatitjet ditore arsimtarët i bëjnë në formë digjitale (pyetjet, detyrat, materiali për mësim dhe ushtrime, etj.), pa marrë parasysh se a mbahet mësimi në shkollë apo onlain.