Ballina Aktuale Ambasadori Jashari përgjat vizitës së tij në KKSh ofroi mbështetje të plotë...

Ambasadori Jashari përgjat vizitës së tij në KKSh ofroi mbështetje të plotë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

SHPËRNDAJE

Sot në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, së bashku me Sali Salihi patëm kënaqësinë të mirëpresim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari. Diskutuam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçanërisht diskriminimin sistematik dhe përjashtimin nga subvencionet për fermerët.Falënderova për mbështetje institucionale nga ana e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu nevojën ndërkombëtare për të garantuar të drejtat tona në Luginë. Rruga jonë mbetet e qartë: barazi dhe dinjitet për shqiptarët e Luginës, ka shkruar Rexhepi.