Ballina Aktuale Reagon Pajaziti pas maltretimit të lojtarëve të KF Tërnocit në Bosilegrad

Reagon Pajaziti pas maltretimit të lojtarëve të KF Tërnocit në Bosilegrad

SHPËRNDAJE

I papranueshëm ndalimi dhe mlatretimi i futbollistëve të KF Tërnoci, kërkova sqarime nga Drejtoria Policore

E gjykoj me çdo forcë maltretimin e sotëm që i ka ndodhur djelmoshave të KF Tërnoci me rastin e ndeshjes së futbollit në Bosilegrad.

Lidhur me rastin kam kërkuar menjëherë sqarime nga Drejtoria Policore në Vranjë, në ingirencat e së cilës është edhe Stacioni Policor i Bosilegradit.

Gjatë bisedës me kompetentët më është thënë se “policia e Bosilegradit ka marrë informacione se disa futbollistë të KF Tërnoci kanë futur në stadium mjete të forta dhe armë të ftofta me qëllim të shkaktimit të incidenteve. Pas bastisjes së kryer, ka rezultuar se askush nga KF Tërnoci nuk posedon gjëra të tilla”, m’është thënë nga DP në Vranjë.

Poashtu, më është kumtuar se “ kapiteni i KF Tërnoci ka bër shqiponjën me duar me qëllim të mxitjes”.

Në ndërhyrjen time se policia ka përdorur dhunë, m’është thënë “ se ndaj policëve që kanë përdorur dhunë do të merren masa”.
Në fund më është thënë “ se pas deklaratave në polici”, futbollistët do lihen të lirë për tu kthyer në shtëpi.

Pa marrë parasysh deklaratat e policisë, konsideroj se prezenca e uniformuar në ambientet personale të futbollistëve është një formë maltretimi e cila nuk lejohet me rregullat sportive e ato civile.

Aktin e sotëm e cilësojmë të qëllimshëm, të montuar dhe me prapavijë.

Ditëve në vijim, kjo ngjarje do të kërkojmë të sqarohet në nivele të larta, ndërsa ndaj atyre që e kanë përgatitur duhet të merren masa rigoroze.