Ballina Aktuale Komuna e Bujanocit dhuron donacion shtëpisë së shendetit

Komuna e Bujanocit dhuron donacion shtëpisë së shendetit

SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, Daliborka Pavloviq pranoi donacionin nga kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, në njoftimin e të cilit thuhet:

Në emër të komunës, sot i kemi dhuruar shtëpisë së shëndetit një veturë terreni, vlera e së cilës është 2.866.000 dinarë.

Shpresojmë se tash e tutje ndihma shëndetësore do të mund t’i ofrohet edhe pacientit të viseve më të thella në komunën tonë.

Ky akt tregon për gatishmërinë tonë si pushtet lokal për të qenë pranë secilit qytetar, sidomos për ata që kanë nevojë për mbështetje shëndetësore, siç janë të sëmurët.

Bashkëpunimi me shtëpinë e shëndetit do të vazhdojë edhe përmes projekteve tjera duke pasur parasysh në radhë të parë mbrojtjen e shëndetit të bashkëqytetarëve tanë.