Qeverisja jonë lokale po e dëshmon me vepra angazhimin për fuqizimin ekonomik të gruas! 🌱💼
Po bëjmë gjithçka që të sigurojmë fonde të rrjedhshme dhe po ndërtojmë bazamente të projekteve me kontinuitet, për të garantuar mbështetje të qëndrueshme edhe për vitet në vijim.
Sot këtë angazhim e vërtetojmë me ndarjen e 6 granteve për gratë ndërmarrëse, të financuara nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd, që vepron në kuadër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme–ky është modeli i punës sonë: konkret, bashkëpunues dhe në shërbim të qytetarëve!
