Artistja Leoneta Abdyli nga Bujanoci do të jetë pjesë e ekspozitës kolektive ndërkombëtare të artit “Roots of Freedom and Identity” (Rrënjët e Lirisë dhe Identitetit), e cila do të mbahet më 21 nëntor 2026 në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.


Ekspozita bashkon artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të cilët përmes artit përcjellin mesazhe mbi rrënjët, identitetin, lirinë dhe lidhjen e pandashme me vendlindjen dhe trashëgiminë kulturore.


Leoneta Abdyli është në mesin e 21 artistëve pjesëmarrës në këtë ekspozitë, e cila synon të promovojë vlerat artistike dhe identitetin kulturor shqiptar përtej kufijve.
Kuratore e ekspozitës është Emine Jetishi, ndërsa organizimi është bërë nga organizatat “Successful Mothers” dhe Instituti Shqiptaro-Evropian.
Ekspozita do të mbahet në Central Library, 2 Fieldway Crescent, London, N5 1PF, nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Pjesëmarrja e Leoneta Abdylit në këtë ngjarje ndërkombëtare përfaqëson një mundësi për prezantimin e krijimtarisë artistike nga Lugina e Preshevës në një skenë ndërkombëtare, duke dëshmuar se arti është një urë lidhëse mes kulturave, identitetit dhe brezave.






