
Takim i frytshëm për zhvillimin ekonomik të PreshevësNë ambientet e Komunës së Preshevës mirëpritëm delegacionin e kompanisë Interspeed, të udhëhequr nga Petar Komljenović, president i kompanisë, dhe të shoqëruar nga bashkëpunëtorja Leme Xhema. Ata prezantuan planet për Qendrën Tregtare që po zhvillohet pranë Vendkalimit Kufitar Tabanoc.Ky projekt ambicioz, me një hapësirë prej 20,000 m², pritet të operojë 365 ditë në vit, 24 orë në ditë, duke krijuar mbi 100 lokale e 1000 vende të reja pune për qytetarët tanë dhe rajonin.Takimi u mbajt në një atmosferë pozitive dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për të nxitur zbutjen e papunësisë dhe zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Komuna e Preshevës mbështet çdo iniciativë që sjell investime dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë.Do të vazhdojmë të jemi partner aktiv në projekte të rëndësishme që rrisin mirëqenien dhe krijojnë mundësi të reja për Preshevën, ka shkruar Sinani.






