Me shumë kënaqësi, prita në një takim të veçantë Rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Prof. Dr. Jaho Cana, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

I shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar që ai dhe institucioni që drejton kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për arsimimin e gjeneratave të reja nga Lugina. Në mënyrë të veçantë e falënderova për kujdesin dhe mbështetjen që ka ofruar për 7 studentë nga Bujanoci, të cilët po ndjekin studimet në këtë universitet pa asnjë pagesë, duke përfshirë edhe akomodimin dhe ushqimin.
Theksova gatishmërinë e komunës sonë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe në çdo kohë me Universitetin “Eqrem Çabej”. U dakorduam që këto lidhje të thellohen edhe më tej, duke krijuar ura të reja në fushën e arsimit dhe shkëmbimit akademik.
Gjithashtu, u pajtuam se mbështetja e shtetit shqiptar në këtë drejtim ka një domethënie të veçantë dhe një rol të pazëvendësueshëm për rininë tonë dhe të ardhmen e Luginës, ka shkruar Kryetari Pajaziti.







