Ballina BOTA Tre të vdekur nga përplasja e dy trenave me një veturë në...

Tre të vdekur nga përplasja e dy trenave me një veturë në SHBA

SHPËRNDAJE

Një stacion treni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shndërrua në skenë kaotike në orët e vona të së martës pasi dy trena që po lëviznin në drejtime të kundërta e përplasën një veturë që ishte duke kaluar mbi binarë. Në këtë aksident humbën jetën tre persona.

Aksidenti ndodhi afër stacionit “Westbury”, i cili ndodhet rreth 50 kilometra në lindje të Manhattanit. Raportohet se në këtë aksident ka shpërthyer edhe zjarri, duke i tmerruar udhëtarët që po përpiqeshin të dilnin nga trenat. Tre personat e vdekur ndodheshin në veturë, ndërsa shtatë njerëz tjerë janë lënduar.

Vetura u godit fillimisht nga një tren që vinte nga lindja, i cili ishte duke dalë nga stacioni. Më pas, një tren që ishte duke ardhur nga perëndimi e goditi veturën në anën tjetër, duke dalë nga binarët dhe duke e goditur platformën e betonit.

Besohet se në këta dy trena ndodheshin rreth 900 udhëtarë. Disa prej tyre e kanë përshkruar momentin e aksidentit. “Ishte si një film i keq. Ishte ngjarje shumë e frikshme”, tha Michelle Asprer, një nga dëshmitaret e këtij rasti, shkruan “New York Times”,