Ballina SHËNDETI Gjumi në fundjavë nuk kompenzon mungesën e gjumit gjatë ditëve të punës

Gjumi në fundjavë nuk kompenzon mungesën e gjumit gjatë ditëve të punës

SHPËRNDAJE

Zakonisht kur bëjmë pak orë gjumë gjatë ditëve të punës, ne e ngushëllojmë vetën duke shpresuar që gjumi në fundjavë do të na kompenzojë orët e humbura

Një studim i bërë na jep lajme të këqija duke pohuar që gjumi në fundjavë nuk do të na kthejë orët e humbura.

Një qendër për prevenimin dhe kontrollimin e sëmundjeve, raporton që 1 në 3 të rritur nuk bëjnë gjumë të rregullt gjatë natës, i cili do të ishtë shtatë orë. Deprivimi nga gjumi ndodhë për arsye të ndryshme zakonisht nga çrregullimet kronike të gjumit dhe nga stresi.

Ka një lidhmëri të fortë mes mungesës së gjumit dhe rritjes së rrezikut ndaj problemeve metabolike dhe atyre  të zemrës. Fatkeqësisht gjumi i bollshëm gjatë fundjavës nuk është efektiv dhe nuk përmirëson dëmet që mund të shkaktojë një gjumë i pamjaftueshëm gjatë ditëve të punës.

Një grup hulumtuesish realizuan një eksperiment me 36 te rinjë dhe vërejtën se tek ata të cilët rrinin zgjuar vonë dhe bënin shumë pak orë gjumë kishin edhe  një ves për të ngrënë gjatë natës, gjë e cila ndikonte negativisht në organizmit e tyre. Gjithashtu gjatë këtij eksperimenti panë se edhe nëse këta të rinjë bënin gjumë të bollshëm gjatë fundjavës gjithsesi këto probleme nuk përmirësoheshin.

Në vazhdimësi po zhvillohen ende shumë eksperimente dhe studime për  të kuptuar edhe ndikimin e gjumit të ditës në përmirësimin e dëmeve që mund të shkaktojë një gjum jo i rregullt gjatë natës.