Ballina Aktuale Dje u vendos gurthemeli i pllakës përkujtimore të Jonuz Musliut

Dje u vendos gurthemeli i pllakës përkujtimore të Jonuz Musliut

SHPËRNDAJE

Në varrezat e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit, në mënyrë solemne është vendosur gurëthemeli i pllakës përkujtimore të veprimtarit Jonuz Musliu.

Familjarë, përfaqësues politik e institucional morën pjesë në këtë ceremoni të fillimit të punës për ndërtimin e pllakës përkujtimore si dhe u mbajtë turneu memorial i shahut “Jonuz Musliu”, në shtëpinë e kulturës  në Bujanoc.

Aktivitet në kuadër të aktivitet “Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut”vazhdojnë të hënën më 20 janar me akademinë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc duke filluar nga ora 13:00.