Mes lotësh dhe duartrokitjeve u prit premiera e filmit dokumentar “Skenari i Nënës” i shfaqur mbrëm në pallatin e kulturës në Presheve, në prani të shumë spektatorëve të cilët kishin ardhur mbrëm jo vetëm të shohin ktë dokumentarë por njëkohsisht edhe të respektojnë personazhin kryesorë siç ishte në këtë rast Avni Hetemi, i cili jetën e tijë pas moshës 3 vjeç e kaloi në karrocë.
Personazhi i këtij dokumentari filmik, Avni Hetemi, ndonëse është një person me aftësi të veçanta, ai,është një djalosh komunikativ dhe i shoqërueshëm me të gjithë. Regjisori i këtij filmi dokumentar, Kastriot Saqipi, nuk e ka pasur vështirë, të realizoj një projekt të tillë filmik, meqë ka të bëjë me një djalosh, vërtet, ambicioz dhe shumë energjik, i cili përkundër vështirësive në qarkullim, nuk ndalet dot me karrocën e tij, qoftë në aktivitete private, qoftë edhe në ato shoqërore.
Nderkaq per producentin Gani Veseli nuk ishte e leht te marre mbi supe nje projekt te ketij lloji por kur ke vullnet te mire padyshim se çdo projekt finalizohet me sukses shtoi ai, andaj dhe idea e ketij dokumentari ishte që këtyre personave ti kushtojmë rëndësi më të madhe dhe mos ti shohim ndryshe shprehet producenti Veseli.