Ballina Aktuale Përfaqsues të Ambasadës Holandeze vizitojnë komunën e Preshevës

Përfaqsues të Ambasadës Holandeze vizitojnë komunën e Preshevës

SHPËRNDAJE

Sot Zëvendës Kryetari i komunes Z. Armend Aliu priti në takim sekretarin politik të Ambasadës Holandeze Z. Hugo Grondel dhe sekretarin e parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perendimor Z. Wouter Simonis.

Përveç informimit të rregullt mbi mbarëvajtjen e proceseve politike dhe projekteve në Komunën e Preshevës, temë e bisedimeve ishte edhe lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare, iniciativë e cila u përshëndet nga përfaqësuesit e Ambasadës së Holandës.

Komuna e Preshevës është e përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e raporteve miqësore me të gjitha Ambasadat.