Ballina Aktuale Mbyllet për dy ditë reparti i Gjinekologjisë në Vranjë, shkaku i infektimit...

Mbyllet për dy ditë reparti i Gjinekologjisë në Vranjë, shkaku i infektimit të një gjinekologu

SHPËRNDAJE

Shtabi për situata të jashtëzakoshme në Vranjë, ka konfirmuar se tre persona të tjerë janë infektuar me Koronavirus në ketë qytet, nga shtatë mostrat e testuara.

Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ku njëri nga të infektuarit është doktor specialist në repartin e gjinekologjisë në Vranjë, derisa sot u vendos që ky repart të mbyllet për dy ditë për shkak të dezinfektimit.

Të gjitha ekzaminimet Gjinekologjike do të bëhen në Qendrën Shëndetësore, ndërsa lindjet do të bëhen në spitalin e Surdulicës.

Shtabi për situata të jashtëzakonshme, vendosi të sigurojë kujdesin parësor në disiplinën ATD për pacientët me probleme pulmonare kronike ose të zakonshme, pa ethe të larta dhe simptoma të ngjashme.