Ndërsa Britania e Madhe dhe Amerika po fillojnë të hartojnë plane për jetën pas bllokimit, ata mund të kërkojnë frymëzim nga vendet evropiane ku kriza e coronavirusit tashmë ka treguar shenja të kulmit.
Kështu, sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Austria sot u bë vendi i parë që vendosi plane të hollësishme për përfundimin e bllokimit, me dyqane të vogla që rihapen më 14 prill dhe ato më të mëdha në 1 maj.
Ndërsa Danimarka gjithashtu planifikon të fillojë heqjen e kufizimeve pas Pashkëve, por dëshiron që njerëzit të “punojnë në një mënyrë më të kontrolluar” për të shmangur grumbullimin në trena dhe autobusë.
Ndërkohë, Gjermania është e gatshme të rihapë shkollat në baza rajonale dhe të lejojë një numër të kufizuar njerëzish në restorante nëse shkalla e infeksionit mbetet mjaft e ulët.
Gjithashtu, në Itali, e cila ka qenë nën mbyllje më të gjatë se çdo vend tjetër evropian, zyrtarët po flasin për një ‘fazë të dytë’ ku shoqëria mëson të ‘jetojë me virusin’ duke veshur maska dhe duke bërë më shumë teste.
Po sipas DailyMail, Italia dhe Gjermania janë ndër vendet që shikojnë “ndjekjen e telefonave inteligjentë”, të cilat mund t’i ndihmojnë për të “kapur shpërthimet e mundshme” pa i futur të gjithë në bllokim.
Të gjitha këto vende, së bashku me Spanjën, kanë parë shenja të përmirësimit në shifrat e tyre të fundit, të cilat ofrojnë shpresë se kriza ka kaluar kulmin e saj.
Ai moment mbetet akoma për të ardhur për Britaninë dhe Amerikën, të cilat po përgatiten për një javë “më të zjarrtë”.
Sidoqoftë, zyrtarët shëndetësorë në të gjithë Evropën paralajmërojnë se jeta nuk mund të kthehet ‘nga 0 në 100’ menjëherë dhe shumë masa bllokimi do të qëndrojnë në vend për disa javë të tjera të paktën.