Gjatë ditës së djeshme është certifikuar, me ç’rast ka marrë numrin 2.
“Njoftohen të gjithë aktivistët dhe simpatizuesit e Lëvizjes për Reforma se pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme, Lëvizja për Reforma, sot ka dorëzuar listën zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale në Preshevë që do të mbahen më 28 mars.” thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Reforma të publikuar në faqen e saj në facebook.
SAMI SALIHU – LËVIZJA PËR REFORMA quhet lista e Lëvizjes për Reforma e cila në zgjedhjet e 28 marsit do të garojë në zgjedhjet e parakohshme lokale.
