Sot, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka pranuar mbështetje financiare nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd, në kuadër të përkrahjes së projekteve për këtë vit:
𝐊𝐮𝐫𝐬𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐒𝐚𝐧𝐱𝐡𝐚𝐤𝐮𝐭
𝐅𝐞𝐬𝐭𝐢𝐯𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐝 – 𝐔𝐏 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐝𝐢 𝐅𝐞𝐬𝐭 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚
𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬
Falënderojmë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ambasadën shqiptare për ndërmarrjen e një hapi teje të rëndësishëm, në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe një qasje proaktive ndaj Luginës së Preshevës.Përkrahja për projektet që synojnë ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar shqiptar është një hap më tej drejt qëllimit tonë të përbashkët, ka njoftuar keshtu drejtuesi i ketij institucioni, Enkel Rexhepi.






