Komuna e Bujanocit ka filluar këto ditë me riparimin e ndriçimit publik në të gjitha vendbanimet.
Si rrjedhojë, po zëvëndësohen poçet e djegura me ato të rejat.
Megjithatë, gjatë punës në terren është hasur në parregullësi të shumta dhe keqpërdorime të rrjetit.
Ka shumë ekonomi familjare dhe biznese private të cilat në mënyrë të paligjshme janë të lidhura në rrjetin e ndriçimit publik.
Për këtë qëllim do të formohet një komision i cili do të konstatojë gjendjen faktike ndërsa si rezultat do të pasojnë gjoba për keqpërdoruesit.
Andaj, i bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë kyçur ilegalisht në këtë rrjet të shkyçen sa më parë duke mos rënduar taksapaguesit por edhe veten e tyre nga shpenzimet e panevojshme të gjykatës dhe përmbaruesve, keshtu ka njoftuar kryetari Pajaziti permes nje njoftimi ne fb.






