Ballina Aktuale Pajaziti publikon projektet e vitit 2025 per komunën e Bujanocit

Pajaziti publikon projektet e vitit 2025 per komunën e Bujanocit

SHPËRNDAJE
RemasterDirector_1a5c03258

Për të qenë transparent dhe për të njoftuar qytetarët me disa nga punët tona të cilat janë në realizim e sipër, po i publikojmë grantet dhe projektet të cilat i ka fituar Komuna e Bujanocit dhe ato të cilat kemi aplikuar dhe presim përgjigje nga ministritë përkatëse. Ministria e Minierave dhe Energjisë • Ndërtimi i centraleve diellore të vetëbalancuara me kapacitet 1 GW, më 10.10.2024. Projekti u shpall projekt me rëndësi për Republikën e Serbisë. • Sanimi energjetik i shtëpive familjare dhe banesave – Thirrja publike për vitin 2024 – e realizuar në vitin 2025. Vlera totale e projektit: 18.750.000,00 dinarë, nga të cilat fondet e Ministrisë janë 13.125.000,00 dinarë dhe të Komunës së Bujanocit 5.625.000,00 dinarë.Ministria për Zhvillimin e Komunave të pazhvilluara • Blerja e një automjeti të ri pasagjerësh për nevojat e Administratës Komunale – 2.400.000,00 dinarë. • Blerja e pajisjeve dhe lodrave për këndet e lojërave për fëmijë në qytetin e Bujanocit dhe në Bashkësinë Lokale të Tërnocit të Madh – 5.455.044,00 dinarë.Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale • Përmirësimi i punës së Kuvendit Komunal të Bujanocit përmes futjes së sistemit për incizimin dhe transmetimin e seancave, si dhe renovimi i sallës së Kuvendit – 4.656.038,00 dinarë.Kabineti i Ministrit të Ngarkuar për Pajtim, Bashkëpunim Rajonal dhe Stabilitet Shoqëror • 2.000.000,00 dinarë – përmirësimi i kushteve për zhvillimin turistik të Bujanocit.Agjencia për Sigurinë e Komunikacionit • 5.000.000,00 dinarë për projektet e pajisjes komunale të sinjalizimit rrugor dhe për hartimin e dokumenteve strategjike në fushën e sigurisë së komunikacionit.Komisariati për Refugjatë dhe Migracion i Republikës së Serbisë • 2.000.000,00 dinarë – Ndërtimi i palestrës në natyrë në Parkun e Qytetit.Ministria e Ndërtimit dhe Infrastrukturës • Identifikimi i nevojave për rehabilitimin dhe modernizimin e rrugëve lokale ekzistuese. • 10 trase rrugore, me kushtin që vlera minimale për trase të mos jetë më pak se 30 milionë dinarë. • Është aplikuar për një shumë prej 446 milionë dinarësh – pritet njoftimi mbi rezultatet e Thirrjes Publike.Ministria për Menaxhimin e Investimeve Publike • Furnizimi me ujë – zëvendësimi i tubave të azbestit në qytetin e Bujanocit. • Në total, duhet të zëvendësohen 6.8 km rrjet ujësjellësi, me një vlerë të përgjithshme punimesh prej 238 milionë dinarësh. • Pritet njoftimi mbi rezultatet e Thirrjes Publike.Ministria për Kujdesin ndaj Fshatit • Është aplikuar për blerjen e një minibusi për transportin e popullsisë rurale – pritet njoftimi mbi rezultatet e Thirrjes Publike.