
Patëm nderin të zhvillojmë një takim zyrtar me Ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, znj. Kristin Melsom. Një pritje e ngrohtë dhe një bisedë e hapur për sfidat reale me të cilat përballet Presheva!
Diskutuam për mungesën e investimeve, diskriminimin institucional, pasivizimin e adresave dhe përjashtimin nga tregu i punës për shkak të mosnjohjes së diplomave të Kosovës.
E theksuam qartë: Presheva ka nevojë për mbështetje dhe partneritete që sjellin zhvillim e dinjitet për qytetarët tanë!
Norvegjia ka qenë partnere në disa projekte të rëndësishme, si faza e parë e ujësjellësit dhe sot prezantuam kërkesat për vazhdimin e këtij bashkëpunimi:
- Faza e dytë e rrjetit të ujësjellësit;
- Energji solare për stacionet e pompimit;
- Kanalizimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura;
- Modernizimi i shkollave me laboratorë e pajisje digjitale;
- Hapësira publike, parqe e kënde për fëmijë;
- Mbështetje për të rinjtë dhe gratë në vetëpunësim dhe ekonomi lokale;
Faleminderit Ambasadës për dëgjimin me vëmendje dhe për gatishmërinë për bashkëpunim në fusha që prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë!
Presheva e meriton zhvillimin!





