Ballina Aktuale Pajaziti kërkon nga MPB dhe OSBE ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve policorë...

Pajaziti kërkon nga MPB dhe OSBE ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve policorë në rastin e Bosilegradit

SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti me shkresë iu është drejtuar MPB-së dhe OSBE-së lidhur me rastin e ndidhur në Bosilegrad, ne postimin e Pajazitit thuhet:

Me dy letra të ndara, sot iu jam drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe misionit të OSBE-së në këtë shtet, ku kam kërkuar hetim të detajuar dhe të paanshëm ndaj dhunës së ushtruar ndaj bashkëqytetarëve tanë në Bosilegrad.

Kam theksuar domosdoshmërinë për ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve policorë të cilët në mënyrë flagrante kanë shkelur Ligjin si dhe zbardhjen e plotë të prapavisë tendencioze të rastit.

Është evidente se kjo ngjarje ka rritë pasigurinë e sportistëve shqiptarë për të garuar në kalendarin sportiv në Serbi, andaj kërkon qasje dhe zgjidhje të menjëhershme.

Sportistët tanë, veçmas futbollistët e Tërnocit nuk e meritojnë të dhunohen. Me djersën e tyre ata kërkojnë vetëm të trajtohen njësoj si të tjerët!