Ballina Aktuale Salihi: Sulmi i djeshëm ndaj ekipit të KF Tërnocit, asnjë reagim nga...

Salihi: Sulmi i djeshëm ndaj ekipit të KF Tërnocit, asnjë reagim nga përfaqësuesit politik sërb

SHPËRNDAJE

Ndaj rastit të djeshëm që ndodhi në Bosiligrad kishte reagime të shumta dhe të ndryshme, ndërkaq këshilltari i kuvendit komunal të Bujanocit Rahim Salihi ka shkruar :

Sulmi ndaj futbollistëve të KF Tërnocit në Bosiligrad nuk është vetëm politik. Ai është njëkohësisht edhe etnik, edhe politik.

Është politik për shkak të përkatësisë etnike dhe etnik për shkak të atmosferës politike të krijuar në këtë shtet!

Reagimi i policisë nuk është vetëm reagim i një polici ndaj një lojtari. Ajo është dhunë e ushtruar e një aparati shtetëror ndaj një shqiptari!

Nuk e ka goditur polici lojtarin sepse ka humbur penaltin. As pse nuk i ka pëlqyer ngjyra e fanelave të KF “Tërnocit”, e aq më pak pse dje ka rënë borë në Bosiligrad!

Nëpërmjet goditjes, polici Petrov ka shpërfaqur mllefin, urrejtjen dhe mosdurimin që shteti të cilin ai e përfaqëson ka ndaj qytetarëve të vet që kanë emër e mbiemër tjetër. Në këtë rast Zeqiri, për shembull!

Prandaj ky skandal është shumë më i rëndë se sa një konflikt i ndodhur në një ndeshje të zakonshme futbolli.

Prandaj është politik. Dhe vetëm si i tillë duhet të trajtohet!

E kur jemi te kjo,

Klubi futbollistik Tërnoci është klubi më i vjetër e më i madh shqiptarë në Komunën e Bujanocit. Lojtarët e këtij klubi, përveç që janë shqiptarë, janë të gjithë qytetarë të komunës tonë.

Sulmi i ndodhur dje nuk ke i mjaftueshëm që të nxisë të reagojë asnjë përfaqësues lokal politik serb.

As drejtuesit serb të komunës që kanë gojën plotë “multietnicitet” dhe që ushtrojnë 40% të pushtetit në Bujanoc, as drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues e shefi i partisë shtet në Bujanoc.

Për ta, siç po shihet, më shumë ka rëndësi polici Petrov nga Bosilegradi, se futbollisti e qytetari Zeqiri nga Bujanoci!

Prandaj janë të rrejshëm! Edhe ata e edhe angazhimi i tyre për një Bujanoc të të gjithëve!

Ata e kanë te % e te pushteti.

Ata se kanë as te bashkëjetesa, as te barazia!