Bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile dhe donatorët ndërkombëtarë sjell rezultate të prekshme për qytetarët tanë.
Shembull i këtij bashkëpunimi është shpërndarja e pajisjeve për bletarët dhe bujqit e Komunës së Preshevës, falë mbështetjes së fondit zhvillimor të Shtetit të Turqisë – TIKA.
Shprehim mirënjohje për Shoqatën e Bletarëve “Bleta” dhe organizatën “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” për angazhimin dhe aktivizmin e tyre të vazhdueshëm në realizimin e projekteve të dobishme për komunën tonë.
Komuna e Preshevës do të jetë gjithmonë partnere në nxitjen e zhvillimit bujqësor dhe përkrahjen e iniciativave që sjellin mirëqenie për qytetarët tanë! shkruan faqja zyrtare e Ardita Sinanit
