Ballina Aktuale Hetem Qazimi -mjeshtri i vetëm e çelsave

Hetem Qazimi -mjeshtri i vetëm e çelsave

SHPËRNDAJE

Çdoher kur kemi nevojë per rregullim te çelsave drejtohemi ne lagjen prapa komunes ne Bujanoc tek mjeshtri I vetem ne qytet Hetem Qazimi I cili edhe perkunder pengesave fizike prej me shumë se 40 viteve ushtron kte veprimtari, ku edhe njihet si mjeshtri i vetëm i çelsave në ktë rrethinë.

Eshte nje histori sa interesante aq edhe emoionuese per faktin se mjeshtrit Hetem Qazimi me nje fjale iu kishte imponuar te merret me kte veprimtari, ne pamundesi te ushtronte profesionin qe kishte pasur me heret ku njihej si automekanik, por jo gjithmone gjerat shkojne ashtu sic ne i deshirojme andaj dhe duhet ti bejme balle sfidave qe jeta na ofron.

Ishin momente mjaft emocionuese teksa ndegjonim historin e mjeshtrit Hetem te cilit aksidenti ia kishte ndryshuar jeten, dhe per kte histori nuk ngurroi te rrefehet se si e nisi kte profesion para 4 dekadash .
pas aksidentit të ndodhur isha ne shoqeri te mikut tim te cilit i vinte keq per ngjarjen çfar me kishte ndodhur dhe krejt rastesisht morem te shfletojme gazeten ditore, aty pamë se ishin ne shitje disa makineri apo mjete per rregullimin e çelsave, aty vendosem fillojme por pa e ditur se kjo do te beheshte puna apo shoqeruesi im gjate gjithe jetes.

Dikur kishte më shumë kerkesa por pavarsisht perfitimeve eshte nje pune qe e bej me shume pasion thekson Qazimi.

Kur ke vullnet per pune as sukseset nuk mungojne, kte e deshmon edhe mjeshtri Qazimi, I cili prioritet kishte ti pres me shume dashamiresi klientet.

Zakonisht kohen e lire e kaloje me familjen dhe miqe te cilet asnjeher nuk me anashkalojne, e te cileve u jame sa mirenjohes aq edhe falemnderues thot ai.

Ne fund Hetem Qazimi dha nje mesazh inkurajues ku thot se;

Keshilla ime per njerezit tjere me aftesi te kufizuar do te ishte,:
Perqendrohuni ne gjerat qe aftesia juaj nuk ju pengon te beni, dhe mos ndjeni keqardhje gjerat ne te cilat jeta nderhyn…
Mos e kufizoni shpirtin tuaj nga gjendja juaj fizike.
Nuk eshte mire te zemroheni nese keni ngecur diku, intelegjenca eshte aftesia per te iu pershtatur ndryshimeve.