Ballina Aktuale Ka filluar sinjalizimi i rrugëve dhe parkingjeve në Bujanoc dhe fshatra përreth

Ka filluar sinjalizimi i rrugëve dhe parkingjeve në Bujanoc dhe fshatra përreth

SHPËRNDAJE

Në një postim në rrjetin social fb kryetari Arber Pajaziti ka njoftuar për fillimin e një projekti me rendesi të vecant per çeshtjen e infrastruktures rrugore:

Kemi filluar me shënjimin e vijave sinjalizuese për parkingje dhe rrugë në qytetin e Bujanocit, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve. Ky proces do të vazhdojë edhe nëpër fshatra, duke përfshirë të gjitha zonat e Komunës sonë.

Gjithashtu, do të krijohen hapësira të reja për parkingje, për të lehtësuar parkimin dhe për të zvogëluar bllokimin e rrugëve. Në të njëjtën kohë, do të bëjmë ndryshimin e kahjeve të disa rrugëve, duke i kthyer nga dykahëshe në njëkahëshe, për të rritur sigurinë dhe për të shmangur trafikun e tepërt në disa akse.