Në një cep të heshtur të qytetit, te Presheves, larg zhurmës së teknologjisë moderne, ende dëgjohet trokitja ritmike e çekiçit mbi aluminin. Është zëri i një tradite të lashtë që nuk pranon të shuhet. Këtu punon mjeshtri Ruzhdi Bektashi – ai që me durim dhe pasion i jep jetë tepsive të trasha, saçave të pjekjes, daulleve të pjekjes dhe enëve prej balte të formuara me dorë dhe me dizajne te ndryshme.
Prej 50 viteve qe ushtron kte profesion ne punetorin e tij ne shtepi, çdo vegël që ai krijon nuk është thjesht një objekt – është një dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore. Në duart e tij, metali bëhet i butë, balta merr formë, dhe zhurma e daulles tingëllon si jehonë e kohëve të shku ara.
Ai është një kujdestar i mjeshtërisë popullore – një urë mes brezave, që përçon dijen dhe artin e punës me dorë, të trashëguar brez pas brezi. Në një botë që ecën me shpejtësi drejt harresës, ai ndalon për një çast kohën – dhe na kujton kush jemi, dhe nga vijmë.
Prodhimet e tij ekspozohen edhe ne panaire te ndryshme.
Ruzhdi Bektashi u lind me 25.04. 1950 ne Presheve ku edhe kreu shkollen fillore dhe te mesmen ndersa nga mosha 21 vjec filloi te miret me kete veprimtari duke mbajt familjen e tij e cila perbehet prej 6 anetareve, baba i 3 vajzave dhe nje djali.




