Ballina Aktuale Semafori me Arduino – një projekt i suksesshëm nga nxënësi Andi Zeqiri

Semafori me Arduino – një projekt i suksesshëm nga nxënësi Andi Zeqiri

SHPËRNDAJE

Në kuadër të orëve të teknologjisë, pata kënaqësinë të udhëheq një projekt praktik dhe shumë interesant të realizuar nga nxënësi Andi Zeqiri, i cili ndërtoi një semafor funksional duke përdorur platformën Arduino.

Ky projekt përbëhej nga një pllakë Arduino UNO, tri drita LED (e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër), rezistorë dhe kabllo lidhëse. Me ndihmën e një kodi të thjeshtë të programuar në gjuhën C, Andi arriti të simulojë funksionimin real të një semafori, duke pasqyruar ndalimin, paralajmërimin dhe lejen për kalim. Projekti ishte jo vetëm funksional, por edhe një shembull i mirë se si mund të aplikojmë njohuritë teorike në praktikë.

Qëllimi i këtij projekti ishte të nxisim të menduarit logjik, kreativitetin dhe dashurinë për teknologjinë tek nxënësit tanë. Jam shumë krenare për përkushtimin dhe entuziazmin që tregoi Andi gjatë punës. Ky është vetëm fillimi – e ardhmja i përket atyre që guxojnë të krijojnë!

Profesoresha: Merita Abdullahu