Ballina Aktuale Ura të reja bashkëpunimi mes Komunës së Bujanocit dhe Universitetit “Eqrem Çabej”

Ura të reja bashkëpunimi mes Komunës së Bujanocit dhe Universitetit “Eqrem Çabej”

SHPËRNDAJE

Me shumë kënaqësi, prita në një takim të veçantë Rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Prof. Dr. Jaho Cana, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

I shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar që ai dhe institucioni që drejton kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për arsimimin e gjeneratave të reja nga Lugina. Në mënyrë të veçantë e falënderova për kujdesin dhe mbështetjen që ka ofruar për 7 studentë nga Bujanoci, të cilët po ndjekin studimet në këtë universitet pa asnjë pagesë, duke përfshirë edhe akomodimin dhe ushqimin.

Theksova gatishmërinë e komunës sonë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe në çdo kohë me Universitetin “Eqrem Çabej”. U dakorduam që këto lidhje të thellohen edhe më tej, duke krijuar ura të reja në fushën e arsimit dhe shkëmbimit akademik.

Gjithashtu, u pajtuam se mbështetja e shtetit shqiptar në këtë drejtim ka një domethënie të veçantë dhe një rol të pazëvendësueshëm për rininë tonë dhe të ardhmen e Luginës, ka shkruar Kryetari Pajaziti.