Ballina Aktuale Premiera e shfaqjes për fëmijë “Xhaxhi Palaco” u prit me entuziazëm nga...

Premiera e shfaqjes për fëmijë “Xhaxhi Palaco” u prit me entuziazëm nga më të vegjlit

SHPËRNDAJE

Me shumë gëzim dhe kënaqësi u prit premiera e shfaqjes për fëmijë “Xhaxhi Palaco”, e cila mblodhi një numër të madh fëmijësh dhe krijoi një atmosferë plot argëtim, buzëqeshje dhe emocione pozitive.

Shfaqja, e realizuar nga regjisorja Afeida Boriçi, u mirëprit nga publiku i vogël, i cili e ndoqi me interes dhe entuziazëm. Përmes personazheve dhe mesazheve edukative, “Xhaxhi Palaco” solli momente të veçanta për fëmijët dhe familjet e tyre.

Me këtë rast, regjisorja Boriçi shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen institucionale, duke falënderuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës për kontributin në realizimin e këtij projekti artistik.

Regjisorja gjithashtu falënderoi edhe drejtoreshën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc për bashkëpunimin.