Ballina Aktuale PREMIERË PËR FËMIJËT – “Xhaxhi Palaço në mesin e shokëve të Luginës”

PREMIERË PËR FËMIJËT – “Xhaxhi Palaço në mesin e shokëve të Luginës”

SHPËRNDAJE

Më 1 Qershor do të jepet premiera e shfaqjes për fëmijë “Xhaxhi Palaço në mesin e shokëve të Luginës”, një projekt artistik i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Shfaqja është me regji të Afeida Boriçit dhe sjell një histori plot humor, lojë, miqësi dhe mesazhe edukative për fëmijët.

Në rolin kryesor të Xhaxhi Palaços do të paraqitet Valon Nuhiu, ndërsa në rolet e tjera interpretojnë: Melisa Behluli, Rona Azemi, Era Mehmeti, Elmaze Ajrullahi dhe Florent Mustafa.

Ju ftojmë të gjithë fëmijët, prindërit dhe dashamirët e teatrit të bëhen pjesë e kësaj premiere të veçantë dhe të ndajmë së bashku gëzimin, buzëqeshjet dhe magjinë e skenës.