Ballina Aktuale Majlinda Bufi mirëpret përfaqësuesit e ARLEM-it. Roskoveci në qendër të vëmendjes Euro-Mesdhetare

Majlinda Bufi mirëpret përfaqësuesit e ARLEM-it. Roskoveci në qendër të vëmendjes Euro-Mesdhetare

SHPËRNDAJE

.

Shqipëria pret Asamblenë Rajonale dhe Lokale Euro-Mesdhetare më 26–28 tetor. Roskoveci do të jetë një nga ndalesat e rëndësishme të këtij aktiviteti ndërkombëtar, që synon forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore dhe rajonale të Evropës dhe vendeve të Mesdheut Jugor.
Shqipëria bëhet mikpritëse e Asamblesë Rajonale dhe Lokale Euro-Mesdhetare (ARLEM), një aktivitet me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe partnerëve të Mesdheut Jugor, si dhe për zhvillimin e nismave konkrete në funksion të qëndrueshmërisë ekonomike, sociale dhe mjedisore të rajonit.
Aktivitetet do të zhvillohen në datat 26–28 tetor 2026, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të autoriteteve vendore e rajonale, institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare. Programi përfshin takime koordinuese, sesione tematike, diskutime mbi zbatimin e Paktit për Mesdheun, ceremoninë e ndarjes së Çmimit ARLEM 2026 për sipërmarrjen e re vendore në Mesdhe, si dhe një vizitë studimore dhe kulturore në Roskovec dhe Berat.
Majlinda Bufi mirëpret përfaqësuesit ndërkombëtarë në Roskovec. Një moment i rëndësishëm i programit do të zhvillohet më 27 tetor, me seancën e hapjes, ku fjalën përshëndetëse do ta mbajë edhe Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec, së bashku me Adelina Farricin, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë edhe bashkëpresidentët e ARLEM-it, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Unionit për Mesdheun.
Prania e përfaqësuesve të institucioneve evropiane dhe mesdhetare e vendos Roskovecin në një hapësirë të rëndësishme dialogu dhe shkëmbimi përvojash, duke krijuar mundësi për prezantimin e perspektivave të zhvillimit vendor dhe forcimin e lidhjeve me partnerët ndërkombëtarë.