Ballina Aktuale Komuna e Bujanocit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës të Kosovës

Komuna e Bujanocit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës të Kosovës

SHPËRNDAJE

Në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit, sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të kryetarit të komunës, Shaip Kamberi, dhe Koordinatorit Nacional për kulturë, rini dhe sport, pranë Qeverisë së Kosovës, Rexhep Hoti.

Pas takimit, në një konferencë për media, kryetari Shaip Kamberi, deklaroi se, nëpërmjet këtij programi, do të inkuadrojmë nxënësit e shkollave tona në garat e ndryshme, ku do të mund të tregojnë aftësitë e veta në disiplina të ndryshme.

“Programi ka për qëllim gjithëpërfshirjen e gjithë nxënësve në sferën e arsimit, diturisë, kulturës dhe sportit. Komuna e Bujanocit me kënaqësi iu bashkua këtij programit, ku nëpërmjet këtyre programeve, edhe nxënësit tanë mund të tregojnë diturinë, kreativitetin dhe aftësitë e veta në disiplinat sportive për të cilat është hartuar edhe vet programi” – deklaroi Kamberi.

Ky projekt do të përfshijë të gjitha komunitetet, jo vetëm ate shqiptar, por edhe serb e të tjerë. Është një projekt që në qendër e ka nxënësin” – deklaroi pas takimit, Rexhep Hoti, koordinator pranë Qeverisë së Kosovës.

Memorandumi i nënshkruar, nënkupton bashkëpunimin në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit dhe u dedikohet eksluzivishtë nxënësve, të Komunës së Bujanocit dhe atyre nga Kosova.