Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se ditëve në vijim do të bisedojë me udhëheqësit tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore.
“Në ditët e ardhshme do të bisedoj me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmen”, ka deklaruar ai.
“Nëse
ne e plotësojmë 100 përqind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa
shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 përqind si dhe zgjedhin
persona privat në qeveri, atëherë shtrohet pyetja nëse politika jonë e
përgjegjshme dhe serioze është përgjigja e vetme e mundshme”, tha Vuçiq,
gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të
Francës, Natali Loazo.
Reagimi i Vuçiqit për emërimet në Qeverinë e Kosovës bëhen disa orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj emëroi ministre të Bujqësisë, Dijana Zhiviq.
Emërimi i saj pasoi shkarkimin e Nenad Rikallo nga Lista Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e Vuçiqit.