Ballina Aktuale Lerani i Preshevës aty ku bashkëjetojnë shqiptarët dhe serbët në mungesë të...

Lerani i Preshevës aty ku bashkëjetojnë shqiptarët dhe serbët në mungesë të perspektivës

SHPËRNDAJE

Në lindje të Preshevës, rrëzë kodrës Ballaban shtrihet fshati Leran I përzier etnikisht dhe I cilia ka gjithsejtët 160  shtëpi, prej të cilave një 140 janë shtëpi shqiptare dhe të tjerat janë të banuara me serbë.

Ky fshat numëron afro 800 banorë dhe një pjesë e madhe jetonjnë në vendet e evropës ndërsa bashkëjetesa është e mirë, problem për banorët mbetet papunësia dhe largimi i të rinjve, transmeton Titulli.com.

Ajdin Ameti, kryetar i bashkëisë lokale Leran thotë se problemi kryesor është papunësia, mungesa e perspektivës ndërsa bashkëjetesa mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe nuk ka qenë problem ndonjëherë këtu.

Largimi, mos perspektiva, planifikimi i familjes, si duket janë disa nga faktorët që po ndikojnë në uljen edhe të numrit të nxënësve në shkollën fillore të fshatit, thotë i pari i fshatit, Ajdin Ameti i cili njëherësh është edhe mësues në këtë qendër edukative, në të cilën gravitojnë edhe nxënësit e fshatrave të tjerë në lindje të Preshevës, përtej hekurudhës dhe autostradës

Boban Stojanoviq, banorë serb i fshatit thotë se në fshatin e tij raportet nacionale janë shumë të mira dhe asnjëherë nuk ka pas probleme, sipas tij problem mbetet papunësia e e të rinjve dhe mos zhvillimi i bujqësisë.

 “Jo në fshatin tonë kurrë nuk kemi pas problem. Nuk është jeta e mirë, unë merrem me përpunim të metaleve dhe me bujqësi por nuk kemi përkrahje dhe këtu është problemi”, është shprehur Stojanoviq, transmeton Titulli.com.

Nazmi Jakupi, ndonëse në moshë ka nostalgji për kohët e vjetra, ai thotë se më herët nuk kishte pasuri sa ka tani, por njerëzit ishin të afërt mes veti, gjë që tani po mungon.

Të rinjtë e fshatit Leran, ndonëse jo shumë në numër, tradicionalisht janë marrë me sport e sidomos me futboll, por mungesa e perspektivës po imponon largimin e tyre nga vendi.

Sikurse në tërë Luginën edhe në fshatin Leran duhet shumë për të u bërë, në mënyrë që t`i kthehet perspektiva kësaj zone, banorët ftojnë liderët politik lokal e qeveritarë që të investojnë në këto zona në mënyrë që mos të braktisen këto vendbanime./B.Rexhepi/