Ballina Aktuale Sondazhi i RIDEA-s: Shqiptarët kërkojnë që Ujmani, Trepça e Lugina t’i takojnë...

Sondazhi i RIDEA-s: Shqiptarët kërkojnë që Ujmani, Trepça e Lugina t’i takojnë Kosovës?

SHPËRNDAJE

Profesori i Oxfordit, Anthony Heath, duke treguar për realizimin e sondazhit “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha se qëllimi ishte identifikimi i perceptimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth finales së madhe mes dy vendeve.

Ai tha se grupi i parë i gjetjeve tregon se shumica e popullsisë së Kosovës është kundër ndërprerjes së dialogut.

“Grupi i dytë i gjetjeve fokusohet te vijat e kuqe të Kosovës lidhur me fazën përfundimtare të dialogut. Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës. Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, 69% e shqiptarëve kundrejt 0% të mostrës serbe. Lugina e Preshevës duhet t’i mbetët Serbisë (13% e shqiptarëve, kundrejt 84% të mostrës serbe). Veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe Leposaviqit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë- 91% të shqiptarëve kundrejt 10% të mostrës serbe”, tha ai duke paraqitur sondazhin, raporton Ksp.

Sipas hulumtimit që po prezantohet sot nga “RIDEA”, opinioni publik është jokonsistent dhe me pozicione të ndryshme kontradiktore. Sondazhi tregon se popullsia serbe dhe shqiptare flasin me zëra të ndryshëm sa i përket vijave të kuq, por më një zë për nevojën e vazhdimit të dialogut.

RIDEA: 30% e qytetarëve mbështesin shkëmbimin e territoreve në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit në OKB

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka organizuar konferencën – Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim të kësaj konference, ku po marrin pjesë, veç tjerësh, krerë institucionalë dhe liderë të partive politike, u prezantua sondazhi që i jep përgjigje disa prej dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjetjet i ka prezantuar Labinot Greiçevci nga RIDEA duke thënë se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual.

Ai tha se kanë testuar tre skenarë me qytetarë duke i pyetur ata rreth marrëveshjeve të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Skenari i parë ka të bëjë me status-quon. Vetëm 16 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Skenari i dytë ka të bëjë me Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar. Dhe skenari i tretë ka të bëjë me korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale dhe anëtarësimit në OKB. Ky skenar ka hasur në 30 për qind mbështetje nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Greiçevci.