Duket se Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të futen në një garë të nxehtë jashtë fushës së gjelbër, në tregun e transferimeve.
Agjentët e kapitenit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandesit, kanë rënë në kontakt me Manchester Unitedin për shërbimet e futbollistit, sipas mediave në Portugali.
Për Fernandesin interesim ka shprehur tash e një kohë edhe rivali i Unitedit, Liverpooli, por sipas të përditshmes portugeze A Bola, Djajtë e kuq janë favorit për ta siguruar mesfushorin.

Sportingu renditet në vendin e katërt në ligën elitare portugeze dhe synimi i Fernandes është të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.