Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ia ka bërë të qartë Real Madridit se ylli i tyre brazilian, Neymar, nuk është në shitje.
Spekulimet vazhdon të rrethojnë Paris Saint-Germain, sidomos kur bëhet fjalë për dyshen sulmuese Neymar dhe Kylian Mbappe .
Megjithatë, presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi është i bindur se kampionët e Ligue 1 mund të mbajnë yjet e tyre.
Duke folur me gazetën Marca pas një ngjarje në të cilën klubi paraqiti grupin e hoteleve Accor si sponzor i tyre i ri, Al-Khelaifi bëri të qartë se asnjë nga lojtarët kyç të klubit nuk do të largohet këtë vit.
Al-Khelaifi u pyet në veçanti për ndonjë transferim të mundshëm te Real Madridi, por ai mohoi një gjë të tillë.
“As Real Madridi dhe as ndonjë klub tjetër në botë nuk duhet të na telefonojë për Neymarin apo ndonjë lojtar tjetër”.
“Real Madridi e di mirë se Neymari nuk është në shitje dhe se lojtari nuk do të largohet nga PSG këtë verë”.
“Kemi marrëdhëniet fantastike me Neymarin dhe babanë e tij dhe kjo është ndërtuar për të kaluar një kohë të gjatë së bashku”, ka thënë Al-Khelaifi.