Ballina LAJMET E FUNDIT Strugë, punime ndërtimore në vendin ku u dogj kallami

Strugë, punime ndërtimore në vendin ku u dogj kallami

SHPËRNDAJE

Në afërsi të vendit ku javën e shkuar u ndez një pjesë e kallamit mes Strugës dhe fshatit Kalishtë, për çka informoi televizioni Alsat, zhvillohen punime ndërtimore. Për momentin vendoset betoni, tamponi dhe gardhi mbrojtës. Për momentin, nuk dihet nëse punimet që zhvillohen janë ligjore apo jo. Alsat tentoi të marrë qëndrim nga personat kompetent në komunën e Strugës, por deri më tani asnjë përgjigje.

Nga OJQ “Njësiti i skautëve” druajnë se pas rasteve me ndezjen e kallamit fshihen interesa ekonomike dhe ndërtimore.