Ballina Aktuale Ka filluar asfaltimi i njërës nga rrugët kryesore të fshatit Breznicë, me...

Ka filluar asfaltimi i njërës nga rrugët kryesore të fshatit Breznicë, me gjatësi prej 1.4 km

SHPËRNDAJE

Sot ka filluar asfaltimi i njërës nga rrugët kryesore të fshatit Breznicë që lidh Mullirn e fshatit me shkollën fillore “Migjeni” në Breznicë.

Punimet e filluara sot në ketë rrugë të gjatësisë prej 1.4 kilometrave, pritet të përfundojnë të hënë e 1 prillit, ku përveç asfaltimit, është shpërndarë edhe rrjeti i ujësjellësit.

Ky projekt infrastrukturor i cili po ekzekutohet nga kompania “Saba Bellça”, po financohet nga Komuna e Bujanocit dhe vlerë e saj është rreth 8.7 milionë dinarëve.