Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, njoftoi opinionin se sot në mëngjes mirëpriti në zyrën e tij Komesarin e Lartë për pakica Nacionale pranë OSBE-së, E.T. Lamberto Zannier, po qëndron për vizitë në Bujanoc
“Komesari i Lartë për pakica Nacionale pranë OSBE-së, E.T. Lamberto Zannier, po qëndron për vizitë në Bujanoc
Gjatë takimit të përbashkët diskutuam mbi pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe ngecjen në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të garantuara me Ligj dhe Konventa ndërkombëtare.
Ambasadori Zannier u njoftua edhe për ngecjen e zgjidhjes së problemit të teksteve, nevojën për hapjen e drejtimeve të reja në Paralelen e Fakultetit në Bujanoc dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për krijimin e mundësive të reja për studentët e diplomuar.
Integrimi në institucione do të ishte mundësi e mirë për angazhimin e kuadrove të diplomuar dhe do të kontribonte në rritjen e perspektivës për të rinjët.
Status quo-a në të cilën ndodhen shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë” ka shkruar Kamberi pas takimit.