Kan filluar sot punimet e rrugës nga rrethrrotullimi në hyrje të qytetit e deri tek salla e sportit . rezilizimin e këtij projekti të komunës së Bujanocit rreth rekonstruimit të rrugës kryesore e financon Ministria e transportit dhe infrastrukturës, ndërsa rruga ka gjatin prej 2 km ndërsa gjersi rreth 8 metrave.
Sipas Kryeshefit për investime Enver Ramadanit asfaltimi i kësaj rruge ka filluar në fazen ku nuk ka nveoj të rregullohen ansoret sepse kemi paraparë që para së të bëhet asfaltimi të rregullojmë edhe ansoret, investim kët të cilin e mbulon buxheti i komunës, kështu që ky projekt është paraparë të kryhet në dy faza sqaroi Ramadani.
Hanapress.net poashtu ka kontaktuar edhe njërin nga pronarët e kompanis kontraktuese Driton Etemin i cili tha se sa i përket përgaditjeve teknike ne mund të respektojmë afatin prej 30 ditëve të caktuar në kontrat por kjo më tepër varet nga komuna të cilët kan paraparë rregullimin e ansoreve në mënyrë që kjo rrugë të kompletohet tërësisht.
Me ktë rast përgjat kësaj periudhe sa zgjasin punimet u bëhet thirje qytetarëve që të tregojn durim në trafikun e qytetit. Projekt dokumentacioni i rrugës në fjal është financuar nga buxheti i komunës ndërsa punimet do t’i financojë Ministria e transportit dhe infrastrukturës.