Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për pjesmarrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 4 subjekteve politike, PVD, APN, LPD dhe LRPDSH, ksaj listë sot iu është bashkangjitur edhe PD.
Në deklaratën e tij Kryetari i PD-së Nagip Arifi ka thënë, “Të nderuar qytetarë pas iniciativës dhe angazhimit nga ana e shtetit amë për dalje në zgjedhjet parlamentare dhe unifikimit të faktorit politik shqiptarë në një listë të përbashkët, Partia Demokratike në mbledhjen e fundit të kryesisë ka marrë vendim që të përkrahë iniciativën e shtetit amë dhe të jetë pjesë e listës së përbashkët për këto zgjedhje”, është shprehur Arifi.
Sipas tij, “edhe në të kaluarën Luginën e Preshevës e kanë përfaqësuar deputet në Parlamentin e Sërbisë, e që asnjëherë nuk kanë arritur ta përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve dhe ta ndalojnë diskriminimin e shtetit sërb ndaj shqiptarëve. Por, ne kësaj radhe kemi vendosur që ta rresepktojmë vendimin e shtetit amë, me mbështetjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke mbetur me shpresë se ky unifikim do të jetë i mbykqyrur nga ana e tyre”.
Partia Demokratike sipas Arifit, qysh nga vitit 2012 e ka shtrirë dorën e bashkimit dhe bashkëpunimit dhe si primare ka pasur unifikimin e faktorit politik shqiptarë në komunën e Bujanocit. “Por atëher kur dolëm partia e parë fituese, bashkëpunimi me ne u refuzua nga pala tjetër për interesa të ngushta personale dhe kalnore. Gjithashtu dua të ritheksoj se edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2016, kur dolëm si partia e dytë kundrejt koalicionit të dy partive tjera shqiptare ne përsëri shtrimë dorën e bashkimit dhe bashkëpunimit, por ndodhi ajo që sot po e përjeton gjithsecili” ka deklaruar Kryetari i PD-së.
Ai gjithashtu ka potencuar se, “bashkëpunimi ndërshqiptarë gjthmonë ka qenë i mirëseardhur nga ana e PD-së por për fat të keq në këtë aspekt kemi patur sulme e linçime të ndryshme. Për hirë të unitetit të shqiptarëve ne sot përsëri e shtrim dorën e bashkimit dhe bashkëpunimit, na priftë e mbara dhe shpresojmë të mos përsëritet e kaluara” ka deklaruar Arifi në një video postim. Sipas Marrëveshjes PD do të radhitet e treat në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare.