Menjëherë pasi mori zyrtarisht mandatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mblodhi qeverinë.
Kabineti i tij qeveritar, ka 2 zëvendëskryeministra e 15 ministra.
Kurti, duke iu drejtuar ministrave të tij, theksoi se “takimet tona do të jenë të shpeshta e të shumta që ta koordinojmë punën”.
“Mos të harrojmë, qeverisja jonë është pasqyrë në të cilën qytetarët do të shohin vetveten, të jetë kjo pamje që ata duan ta shohin vazhdimisht”, u shpreh Kurti.
“100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”, tha ai