Ballina Aktuale Arifi : Presim që Qeveria Kurti të përkushtohet më shumë ndaj Luginës

Arifi : Presim që Qeveria Kurti të përkushtohet më shumë ndaj Luginës

SHPËRNDAJE

Subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës kanë përshëndetur formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeministër.

Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike ka uruar që qeveria e re të jep maksimumin për të punuar sa më intenzivisht dhe që fjalët e dhëna të shndërrohen vepra në realitet.

“Të vetëdijshëm për proceset shumë të rëndësishme që po e presin Kosovën dhe shqiptarët brenda e jashtë saj, angazhimi dhe kryerja e detyrës me përkushtim të lartë jep shpresë se çdo sfidë do të tejkalohet në favorin tonë”, ka shkruar Arifi.