Shpërthen bombola e gazit, tre persona të vdekur, fëmijë 11, 9 dhe 8 vjeçar dhe gjashtë të lënduar .
Në një shtëpi në fshatin Ramanli, Kumanovë sot ka shpërthyer zjarr, pas eksplodimit të bombolës së gazit, raporton 360 shkallë, përcjell TV21.
Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona kanë ndërruar jetë në vend ngjarje, kurse gjashtë të tjerë kanë përfunduar me lëndime të rënda. Gjashtë personat e lënduar janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të lëndimeve tejet serioze, ata do të transferohen në qendrën Urgjente në Shkup.
Për momentin, zyrtar policorë janë duke kryer inspektim në vendin e ngjarjes.