Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një konference për media kanë njoftuar se dy persona janë të infektuar me coronavirus në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia konfirmoi sot ne një konferencë për media se pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike për SARS Cov 2 për 15 raste të dyshimta në Covid-19, dy (2) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Ai tha se pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klnike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore rezulton stabile.
Njëri nga të konfirmuarit pozitiv në Covid-19 është shtetase italiane e moshës 20 vjeçare, kurse pacienti i dytë, është kosovar i moshës 77 vjeçare.
IKSHPK me institucionet e tjera kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetkarantimit të personave më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19.
“Në këtë moment që po flasim, është mbledhur edhe Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me Koronavirus Covid-19 për të diskutuar dhe rekomanduar masat përkatëse konform situatës së re të parapara edhe me Planin e Veprimit”, tha Ministri Vitia.
Ai tha, se për të gjitha rekomandimet dhe vendimet rreth situatës publiku dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale.
Kurse, Kryemnistri Albin Kurti u ka bërë apel qytetarëve që mos bëjnë panik, por me kujdes të shtuar t’iu përmbahen udhëzimeve për parandalimin e Coronavirusit Covid-19.