Sqarim
Kryetari i Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, më
09.04.2020 i ka dhënë një deklaratë gazetës lokale “Bujanovaçke”, në
gjuhën serbe, duke sqaruar arsyet e bllokimit të llogarisë së komunës,
me ç`rast punëtorët e komunës nuk kanë mundur t`i marrin rrogat për
muajin mars 2020.
Ju bëjë me dije se
borxhi i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, në vlerë totale prej
361078.64 dinarë, është bërë para shpalljes së gjendjes së
jashtëzakonshme. Komplet dokumentacioni iu është dorëzuar shërbimit të
financave, pas kryerjes së procedurave ligjore. Mirëpo edhe pas 45
ditëve borxhi nuk është paguar nga ana e shërbimit të finacave të
komunës, ku në bazë të ligjit në fuqi vie deri te bllokimi i llogarisë
së institucionit. Mësimi i rregullt në shkolla është ndërprerë më
15.03.2020 me vendim të qeverisë, për shkak të pandemisë COVID-19.
Nxënësit përcjellin mësimin në distancë. Komplet inçizimi i materialit
mësimor, për shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe, është përgatitur
në shkollën e mesme “Sezai Surroi”
Mendoj se kryetari Kamberi nuk
ka informata të sakta dhe nuk ka arsye të akuzojë shkollën e mesme për
bllokim të llogarisë së komunës.
Urojmë që sa më parë të debllokohet zhirollogaria e komunës së Bujanocit.
Drejtori i shkollës së mesme
Zejni Fejzullahu