Ballina Aktuale Kuvendi i Serbisë miraton kërkesën për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kuvendi i Serbisë miraton kërkesën për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

SHPËRNDAJE

Kuvendi i Serbisë ka shfuqizuar gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi e vendosur më 15 mars për shkak të gjendjes se pandemisë së korona virusit.

Propozimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka paraqitur kuvendit popullorë, kryeministrja Ana Brnabiq e cila theksoi se nuk ka asnjë arsye që gjendja e jashtëzakonshme të ekzistojë në Serbi.  

Ajo tha përpara deputetëve se janë krijuar kushtet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme tash, më se një javë ka më pak se 5 % të infektuar nga Covid-19 dhe ky është kushti më i rëndësishëm.  

Sipas saj në mbledhjen e ardhshme të Shtabit Emergjent do të qartësohen masat që do të aplikohen për qytetarët që vijnë në Serbi nga vendet e jashtme dhe që mos të jenë në karantinë.