Ballina Aktuale Fakulteti Ekonomik në Bujanoc ka publikuar datat për regjistrimin e studentëve të...

Fakulteti Ekonomik në Bujanoc ka publikuar datat për regjistrimin e studentëve të rinj

SHPËRNDAJE

Fakulteti ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc ka filluar procedurat për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021.

Shërbimi i këtij fakulteti njofton të gjithë të kandidatët e interesuar se dorëzimi i dokumentacionit për regjistrim në vitin e parë pranë këtij fakulteti bëhet më datë 24, 25 dhe 26 qershor të vitit 2020.

Kandidatët e interesuar do të kenë mundësinë te regjistrohen në drejtimin Menaxhment. 

Pas verifikimit të dokumentacionit, provimi pranues do të mbahet më datë 2 korrik 2020, ndërsa 90 studentët e parë që do të regjistrohen do të financohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.