Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Europë i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj në vazhdën e vizitës së tij në Luginë të Preshevës ka takuar delegacionin e PD-së të kryesuar nga kryetari Nagip Arifi.
Në takim u diskutua rreth mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve parlamentare, si dhe mundësia që shteti Shqiptar të ndihmojë në mobilizimin e popullatës shqiptare për të dalë në votime.
Nga ana tjetër, kryetari i PD-së theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Tiranë për një listë të përbashkët shqiptare është duke u respektuar, dhe kërkoi që një unifikim i tillë të bëhet edhe pas zgjedhjeve lokale në Bujanoc që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti, me qëllim që shqiptarët të kenë shumicën e nevojshme në Kuvendin Komunal.